Sport
Marcelo bëhet me skuadër të re
Demokracia
23:09 | 02 Shtator 2022

Share:

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, i cili u afrua disa herë te Lazio gjatë verës, është ende pa skuadër dhe, sipas asaj që mësohet nga El Chiringuito de Jugones, braziliani është afër nënshkrimit me Olympiacos.

Lajmin e konfirmon edhe gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Me postimin e tij në tëitter, gazetari kryesor italian vëren se “bardhekuqtë” po përgatiten të vulosin transfertën e madhe. Konkretisht ai shprehet: “Legjenda e Real Madridit, Marcelo është shumë pranë Olimpiakos. Po zhvillohen diskutime për ta marrë atë falas. Olympiacos ka dërguar të gjitha dokumentet e nevojshme për t’i dhënë fund çështjes”.

Të ngjashme