Mediumi prestigjioz spanjoll “Marca” ka publikuar detaje në lidhje me organizimin e ndeshjes mes Spanjës dhe Kosovës, ndeshje e cila sipas tyre është e “veçantë” nga ndeshjet tjera.
Siç shkruan kjo gazetë, Federata e Futbollit të Spanjës ka punuar që disa muaj me Ministrinë e Punëve të Jashtme për organizimin e ndeshjes në fjalë, shkruan Demokracia.com.
Skandaloze: Federata e Futbollit të Spanjës, Kosovën nuk e njeh si shtet por vetëm si territor
Ashtu siç edhe dihet, Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, andaj në mënyrë skandaloze ndeshjes me Kosovën, federata spanjolle i është referuar si me “territorin e Kosovës”.
Protokolli i kësaj ndeshje del të jetë më i veçantë se në ndeshjet e kaluara me kombëtaret tjera.
Flamuri i Kosovës nuk mund të shfaqet pranë atij të Spanjës, kurse himni i shtetit tonë do të paraqitet si “muzika e dhuruar nga territori i Kosovës”.
Këto detaje do të paraqiten edhe në komentimin e ndeshjes nga media shtetërore, “TVE”.
Ndryshe, ndeshja mes Spanjvs dhe Kosovës do të luhet në Sevilla më 31 mars në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës 2023. /Demokracia.com