Lionel Messi mund të rikthehet sërish te Barcelona në vitin 2023 si lojtar i lirë.
Ylli argjentinas u largua në verë nga Barcelona në drejtim të Paris Saint-Germainit me të cilën nënshkroi kontratë dyvjeçare.
Me ardhjen e trajnerit të ri te Barcelona, Xavi Hernandezit, Messi mund të rikthehet në “Camp Nou” pas skadimit të kontratës me PSG-në.
Kështu të paktën ka shkruar sot e përditshmja spanjolle “Marca” e cila raportoi se do të jetë vetë Xavi ai që do të angazhohet të ndodhë një gjë e tillë. /Demokracia.com