Republika e Maqedonisë së Veriut ka hequr çdo përgjegjësi nga incidenti në aeroporti e Shkupit më 1 gusht 2024 ku ishte përfshirë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Më 9 gusht 2024, në mënyrë të drejtpërdrejt, autoritetet maqedonase kanë hedhur fajin te sjellja e të parës së shtetit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Sipas inspektorëve të Agjencisë së Aviacionit Civil (AAC), shërbimet e aeroportit përgjegjës për kontrollet e sigurisë, në përputhje me përgjegjësitë e tyre të punës, kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe kanë respektuar rregullat e vendosura sipas rregulloreve ndërkombëtare të zbatuara, duke mos lejuar anashkalimin e standardeve dhe procedura edhe nën presionin e personave që shoqëronin pasagjerin.
“Refuzimi për të kryer kontrollet standarde të sigurisë me të njëjtët pasagjerë, sipas të dhënave, ka ndodhur edhe në vitin 2022 dhe 2023 kur kontrollet e sigurisë pranohen vetëm pasi piloti i avionit ka refuzuar të pranojë pasagjerë në avion pa u kryer një kontroll sigurie. Nëse zyrtarët në TAV Maqedoni do të vepronin ndryshe nga rregullat e përcaktuara dhe do të lejonin lëshime dhe shmangie të procedurave të parapara, do të përballeshin me sanksione serioze nga Agjencia e Aviacionit Civil si organ përgjegjës për rregullimin e tyre”, thuhet në raportin nga AAC.
Lexo më shumë:
3 DHE 5 GUSHT 2024 – PRESIDENCA: KY ISHTE PROVOKIM
Më 1 dhe 2 gusht 2024, Presinca e Kosovës janë munduar që përmes disa reagimeve të sqarojnë incidentin e ndodhur në Shkup.
Sipas Presidencës së Kosovës, “Në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”.
Megjithatë, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes.
“Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike. Në kundërshtim me këto rregulla, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes. Edhe pse kjo ishte kundër rregullave, ekipi i Presidentes e ka lejuar në mënyrë që Presidentja të hyjë në aeroport, konkretisht në sallën VIP, e cila ishte rezervuar me notë verbale të Ambasadës sonë, siç është praktika për udhëtimet e krerëve të shtetit. Mirëpo, për arsye të sigurisë, në asnjë mënyrë nuk është lejuar që të dorëzohet telefoni personal”, është thënë në sqarimet nga Presidenca e Kosovës.
Për më tepër sipas Presidencës së Kosovës kanë thënë se ajo që ka ndodhur në Shkup, nuk mund të shihet ndryshe “përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”.
Lexo më shumë:
Incidenti në Aeroportin e Shkupit ku u përfshi Presidentja Osmani, çka dihet deri tash?
Por, këtij dhe shumë rrëfimeve tjera nuk i kishte besuar
5 GUSHT 2024 – KURTI NUK I BESON RRËFIMIT TË PRESIDENTES OSMANI
Pavarësisht incidentit të datës 1 gusht 2024, e që sipas rrëfimit të Presidencës kosovare duket qartë se është një poshtërim i të parës së shtetit të Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme deri kur është pyetur nga gazetarët të hënën e 5 gushtit.
Përveç kësaj, që nga data 1 gusht kur ndodhi incidenti në aeroportin e Shkupit, Kurti nuk e ka takuar gjatë kësaj kohe Presidenten e Kosovës, ndoshta edhe për të dëgjuar nga afër rrëfimin e saj, sidomos kur ai e dinte se më 20 korrik e kishte planifikuar vizitën në Maqedoninë e Veriut më 5 gusht 2024.
Rrëfimit të presidentes Osmani, Kurti duket se nuk i ka besuar aspak. Ai është paraqitur mjaft i rezervuar në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski.
Ndryshe nga Presidenca e Kosovës që e kishte vlerësuar incidentin e presidentes Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit më 2 gusht si “provokim”, kryeministri Albin Kurti ka thënë se rasti nuk ishte provokim, duke thënë se duhet të presin zbardhjen e ngjarjes nga institucionet kompetente. Madje, Kurti u shpreh se as nuk është i informuar se rasti i Osmanit nga ndonjë institucion është vlerësuar si “provokim”.
“Nuk e di që kemi pasur si institucione të Republikës kësi qëndrime, mund ta ketë thënë ndokush tjetër por jo institucionet e Kosovës. MPJD ka dhënë qëndrimin e saj besoj që duhet ta synojmë të vërtetën dhe kurrsesi tensionimin e situatës”.
“Le të zbardhet rasti janë organet përkatëse që e bëjnë këtë”, ka thënë Kurti në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Lexo më shumë për këtë temë: