Lajme
Maqedonia e Veriut regjistron rastin e parë me variantin “Kraken” të COVID-19
Demokracia
18:56 | 22 Janar 2023

Share:

Instituti për Shëndet Publik në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se vendi ka regjistruar rastin e parë të infektimit me një nënvariant të ”Omicron”, i njohur si ”Kraken”.

Është bërë e ditur se “Kraken” është një variant i ri që përhapet shpejt por ka simptoma më të lehta.

”Nga 32 mostra pozitive me SARS-CoV-2, është detektuar një rast me HVV.1.5 omicron, i njohur si “Kraken”. Pacienti nga i cili është marrë mostra më 11 Janar 2023 është nga Gjevgjelia”, ka njoftuar ISHP.

E ndërsa Covid-19 ka shkaktuar një pandemi serioze në të gjithë botën, është e ditur se mutacionet e reja përhapen më shpejtë, megjithatë janë me simptoma më të lehta.

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut ka thënë se situata epidemiologjike është stabile dhe s’ka nevojë për masa plotësuese. Kujtojmë po ashtu se që nga fillimi i koronavirusit në këtë vend kanë humbur jetën mbi 9,000 njerëz/AlsatM.

Të ngjashme