Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 299 raste të reja me Covid nga 2 mijë e 628 testet të kryera.
Ndërsa numri i rasteve të reja vazhdon të bjerë dita-ditës, numri i viktimave vazhdon të rritet, sot janë shënuar 32 viktima duke e çuar numrin e viktimave në total në 5 mijë e 901 viktima që nga fillimi i pandemisë, shkruan alsat, përcjell Demokracia.com.
Po ashtu janë shëruar edhe 545 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në total në 155 mijë e 545 pacientë.
Numri i rasteve aktive është 14 mijë e 77.