Lajme
Maqedonia e Veriut nënshkruan sot marrëveshjen për vaksinën kineze
Demokracia
09:52 | 08 Shkurt 2021

Share:

Në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Shëndetësisë nënshkruan sot marrëveshjen për furnizim më vaksinën kineze.

Ministri Venko Filipçe shpalosi metodologjinë se si do të bëhet vaksinimi, pa pasur datë konkrete se kur do të mbërrijnë dozat e vaksinës.

“Dozat e siguruara do të shërbejnë për vaksinimin e 100 mijë personave. Të parët do të vaksinohen punonjësit shëndetësor dhe personat e moshuar mbi 70 vjeç. Pikat e vaksinimit do të funksionojnë me kapacitet maksimal, konkretisht nga 2000 deri në 2500 vaksinime në ditë. Kjo vaksinë është e sigurt sikur edhe të gjitha vaksinat tjera”, tha Felipçe.

Përveç vaksinave kineze, Maqedonia e Veriut ka siguruar edhe 800 mijë vaksina përmes sistemit COVAX, ndërsa për po kaq doza po diskutohet për marrëveshje direkte me kompaninë “Pfizer”.

Të ngjashme