Sport
Maqedonia e Veriut me këtë gol spektakolar e la Italinë jashtë Botërorit “Katar 2022”
Demokracia
22:52 | 24 Mars 2022

Share:

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar befasi të madhe duke kaluar në finale të “Play-Off”-it për Kupën e Botës, duke e lënë në “shtëpi” kampionët e Evropës, Italinë të cilët i mposhtën 0-1 në Palermo.

Maqedonia e Veriut golin vendimtar e gjeti tek në minutën e 93-të të përballjes, shkruan Demokracia.com.

Aleksandar Trajkovci në minutën e tretë shtesë të takimit lëshoi një “predhë” nga jashtë zonës e cila u ndal vetëm në rrjetën e italianëve.

Festa në taborin e maqedonasve dhe tifozëve të tyre në tribuna ishte e madhe, për faktin se ky gol i lë 90 minuta larg Kampionatit Botëror që mbahet në Katar në muajin nëntor të këtij viti.

Maqedonia e Veriut në finale të “Play-Off”-it luan me Portugalinë, e cila sonte e eliminoi Turqinë (2:1)./Demokracia.com/

PAMJET

Të ngjashme