Lajme
Maqedoni e Veriut: Tri viktima dhe 370 raste të reja me Covid-19
Demokracia
17:49 | 05 Mars 2022

Share:

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, tre qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19, ndërkaq janë regjistruar 370 raste të reja.

Janë shëruar 391, derisa numri i të shëruarve ka arritur në 287 mijë e 518.

Nga numri total i rasteve pozitive, sipas Ministrisë së Shëndetësisë maqedonase, janë regjistruar 51 ri infektime.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 299 mijë e 419, numri i të vdekurve është 9 mijë e 75 dhe numri i rasteve aktive është 2 mijë e 826.

Të ngjashme