Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët janë kryer 2.043 teste, ndërsa janë regjistruar 770 raste të reja me COVID-19.
Instituti për Shëndet Publik ka konfirmuar 363 pacientë të shëruar nga koronavirusi.
Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar dy viktima nga koronavirusi: një nga Sveti Nikolla (23) dhe tjetri nga Shkupi (76-vjeç).
Në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe dy viktima tjerë nga koronavirusi: një 73-vjeçar në Radovish (73) dhe një 66-vjeçar në Kriva Pallankë. Personat janë regjistruar si të vdekur në periudhën 20.06.2022 – 28.06.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i epidemisë është 319.806, numri i të shëruarve 307.342, numri i të vdekurve 9.343, ndërsa janë 3.121 raste aktive.