Lajme
MAPL njofton se ka pranuar dorëheqjet e kryetarëve të katër komunave veriore
Demokracia
18:29 | 07 Nëntor 2022

Share:

Nëpërmjet një njoftimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë bërë të ditur se kanë pranuar letër-dorëheqjet e kryetarëve të Komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Ata gjithashtu bë të ditur janë në komunikim me të gjitha institucionet relevante për hapat e mëtejshme sipas ligjeve në fuqi.

“Sot gjatë ditës, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kemi pranuar letër-dorëheqjet e kryetarëve të Komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Ne jemi në komunikim me të gjitha institucionet relevante për hapat e mëtejshme sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në përgjigjen për RTV Dukagjinin.

Ky vendim i largimit nga institucionet e Kosovës erdhi pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës, fillimisht për targat ilegale serbe dhe më pas për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar ta zbatojë atë vendim.

Ky vendim i Listës Serbe automatikisht i dërgon komunat veriore në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Të ngjashme