Sport
Mankenda: S’kishte rëndësi se kush ishte kundërshtari, të rëndësishme ishin pikët
Demokracia
19:36 | 10 Mars 2021

Share:

Sulmuesi i Prishtinës, Geuthier Mankenda sot ka shënuar golin e 31-të me fanellën e kryeqytetasve.

Në fitoren 5:1 ndaj Besës së Pejës në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Kosovës, Mankenda realizoi njërin prej golave, shkruan Demokracia.com.

Kështu, ai bëhet golashënuesi momental më i mirë i Prishtinës pas luftës dhe i shtati në ranglistën e përgjithshme.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit prishtinas, Mankenda u shpreh i lumtur me fitoren e sotme.

“S’kishte rëndësi se kush ishte kundërshtari, të rëndësishme ishin pikët për çka të gjithë dhamë maksimumin. Po vazhdojmë të mbajmë lartë formën dhe kjo na gëzon të gjithëve”, ka thënë Mankenda, duke vazhduar:

“Pa dyshim se u ndjeva i nderuar me shiritin e kapitenit. Krenohem me bashkëlojtarët, me shokët e skuadrës që më të vërtet më bënë të ndjehem mirë”. /Demokracia.com

Të ngjashme