Lajme
“Manipulim elektoral në Maqedoninë Veriore dhe mision i përçarjes së shqiptarëve”: Abazi me akuza për Konjufcën
Demokracia
14:49 | 18 Prill 2024

Share:

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se Vetëvendosje ka mision të përçarjes së shqiptarëve në Maqedoninë Veriore.

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës është duke pritur urdhërin e kryeministrit, Albin Kurti për kthimin e kryetarit Glauk Konjufca nga siç thotë ai: “manipulimi elektoral në Maqedoninë e Veriut dhe misioni i përçarjes së shqiptarëve atje.

Abazi beson se ngjashëm është vepruar edhe me shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Kuvendi i Republikës është në pritje të urdhërit të Kurtit për kthimin e Konjufcës nga manipulimi elektoral në Maqedoninë e Veriut dhe misioni i përçarjes së shqiptarëve atje njejtë sikur edhe në Luginën e Preshevës!” – ka shkruar Abazi.

Kujtojmë se Konjufca ka marrë pjesë në tubime elektorale për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore.

Si Kojnufca kanë vepruar dhe zyrtarë të tjerë në pushtet.

Të ngjashme