Arte
Manifesta 14 synon krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme artistike si mënyrë për të rritur kapacitetin kreativ
Demokracia
14:40 | 25 Qershor 2021

Share:

Sot në qytetin e Prishtiës u mbajt konferenca për media e Bienales Manifesta , ku u fol më shumë rreth ndërhyrjeve të para urbane në këtë qytet.

Qëllimi përfundimtar i qasjes me burim të hapur është të transformohet arkitektura “nga një mekanizëm i pandryshueshëm mbarimi prej lart poshtë në një sistem gjithëpërfshirës, transparent dhe ekologjik me qasje prej poshtë lart – edhe nëse prapëseprapë përfshin mekanizma prej lart poshtë”. Me kalimin e kohës, kjo qasje është përkthyer në një varg projektesh dhe ekspozitash të shumanshme të zhvilluara ndërkombëtarisht nga CRA.

Në edicionin e 14 me radhë, Manifesta synon të sjell dryshime të mëdha në politikat e bienales; një nga to është mbështetja dhe bashkëkrijimi i zgjidhjeve të qëndrueshme dhe relevante artistike në mënyrë që të rritet kapaciteti kreativ. Kjo do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët e Prishtinës dhe komunitetet artistike e qytetare për të ushqyer lidhshmërinë me natyrën dhe për ta rinuar marrëdhënien e tyre me të, ndërkohë që do të bëhet ndërgjegjësim më i madh për realitetet aktuale. Metodologjia e Carlo Ratti Associati, e cila përqendrohet në urbanizmin pjesëmarrës, do ta forcojë misionin e Manifesta 14 për të punuar me komunitetet me qëllim të krijimit të zgjidhjeve të qëndrueshme urbane, shkruan Kultplus.

Për të folur rreth prezantimit të ndërhyrjeve të para urbane në Prishtinë dhe ardhjen e Manifestës në Prishtinë, të pranishëm ishin panelistët si: drejtori i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, drejtoresha e Manfiesta Hedëig Fijen, zv.ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Daulina Osmani dhe themeluesi i firmës për dizajn dhe inovacion të CRA-së, Carlo Ratti.

 

Të ngjashme