Sport
Mane s’e harron “recetën” e golave të bukur në Kupën e Afrikës, shënon në fitoren e Senegalit
Demokracia
18:55 | 25 Janar 2022

Share:

Sadio Mane ka qenë protagonist në fitoren e Kombëtares së Senegalit në Kupën e Afrikës kundër Cape Verdes.

Sulmuesi i Liverpoolit shënoi golin e parë në fitoren 2:0 ndaj Kombëtares së Cape Verdes, shkruan Demokracia.com.

Mane e konkretizoi me gol një rast në minutën e 63-të nga afërsia.

Anësori senegalez e la të shtangur portierin kundërshtar me një goditje të saktë.

Shtatë minuta më vonë Mane u zëvendësua nga Dieng.

Më poshtë mund ta shihni golin e Manes. /Demokracia.com/

Të ngjashme