Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, ka folur për lojën e Lindita Halimit që është duke e bërë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.
Ai ka thënë asaj se është duke bërë një lojë që po e shkund shtëpinë.
“Debati tani mori ritëm tjetër i ke thënë Albyt më pëlqen të bëjmë treshe, kjo është natyra jote”.
“Linda ti nuk je frikacake dhe hipokrite, je qejlfie e je vajzë që hormonet e tua në shtëpi ndjehen, ke zërin e bukur dhe dëshirën për të flirtuar, mos u ndje fajtore, ti ndjehu mirë me këtë lojë që bënë”.
“Sepse ti e shkund shtëpinë”, ka thënë Mane.