Se fitorja është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme derbin e javës si për Chelsean ashtu edhe për Liverpoolin u pa edhe në sekondat e parë të lojës.
Sadio Mane qysh pas 16 sekondave lojë në “Stamford Bridge” në një duel me mbrojtësin, Azpilicuetan, bëri një ndërhyrje të palejuar dhe të rrezikshme, shkruan Demokracia.com.
Sulmuesi senegalez në një duel në ajër me mbrojtësin spanjoll ngriti më shumë seç duhej bërrylin e tij dhe e goditi në fytyrë kundërshtarin.
Gjyqtari kryesor i takimit e ndëshkoi Manen me karton të verdhë, anise në disa raste kjo ndërhyrje sanksionohet edhe me karton të kuq.
Sidoqoftë, Mane iu shmang kartonit të kuq më të shpejtë në histori të Premierligë.
Ndryshe, pjesa e parë e derbit është mbyllur baras 2:2.
Më poshtë mund ta shikoni momentin. /Demokracia.com/