Lajme
Mandl-Vuçiqit: Hapi i parë drejt BE-së duhet të jetë njohja e pavarësisë së Kosovë, pa vonesë
Demokracia
12:16 | 07 Maj 2022

Share:

Eurodeputeti austriak, Lucas Mandl, i ka thënë presidentit serb Aleksander Vuçiq se hapi i parë drejt BE-së duhet të jetë njohja e Republikës së Kosovës pa vonesë.

Mandl në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se nuk do të kishte një alternativë për Serbinë në rrugën drejt BE-së, përveç njohjes së Kosovës, përcjell Demkracia.com.

“Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët (në këtë rast në Serbi) në rrugën drejt BE-së. Por mirë nëse Vuçiq e mban mend tani. Hapi i parë pas kësaj “përvoje të Damaskut” duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, pa vonesa të mëtejshme”, ka shkruar Mandl.

Përvoja e Damaskut shprehje të cilën eurodeputeti ia ka përmendur presidentit serb nënkupton një përvojë që e ndryshon totalisht mënyrë e të menduarit për diçka, në këtë rast njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Vuçiq.

Deputeti i Parlamentit Europian, austriaku Lukas Mandl, ka qenë i zëshëm edhe më herët për çështjet e Kosovës. Ai ka bërë thirrje që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Mandl ka thënë se në programin e qeverisë në Gjermani në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën, duke shtuar e kjo është një çështje urgjente.

 

Të ngjashme