Lajme
Mandl uron Kosovën: Populli i juaj ka vuajtur shumë, ju dëshiroj të ardhme të ndritshme
Demokracia
17:08 | 17 Shkurt 2023

Share:

Anëtari austriak i Parlamentit Evropian, Lucas Mandl, ka uruar Kosovën me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.

Mandl deklaroi në ‘Twitter’ se populli i Kosovës ka vuajtur shumë, teksa uroi që e ardhmja të jetë e ndritshme.

“Uroj që njerëzit tuaj të gjejnë respekt në të gjithë botën. Le të jenë në gjendje të rinjtë tuaj të talentuar të kontribuojnë në prosperitetin në shtëpi dhe në mbarë botën”, ka shkruar Mandl.

Eurodeputeti austriak në vazhdimësi ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ka qenë i zëshëm për këtë. Ai së fundmi ka thënë se edhe atij i ka humbur durimi për këtë çështje. /Demokracia.com/

Të ngjashme