Sport
Mancini vlerëson Shaqirin para ndeshjes: Është një nga më të mirët në Evropë
Demokracia
17:46 | 15 Qershor 2021

Share:

Kombëtarja e Italisë pasi mposhti Turqinë (0-3) në ndeshjen e parë të Grupit A në “Euro2020” do të ketë një përballje tjetër të mërkurën.

Përfaqësuesja e Zvicrës e cila ka në përbërje disa lojtarë shqiptarë do të jetë kundërshtari i radhës i “Azzurrëve”, shkruan Demokracia.com.

Në prag të kësaj sfide është deklaruar edhe trajneri i Kombëtares italiane, Roberto Mancini.

Ky  i fundit ndër të tjerash ka vlerësuar lartë anësorin shqiptar, Xherdan Shaqirin që luan për helvetikët.

Mancini e ka cilësuar futbollistin nga Zhegra e Gjilanit si ndër më të mirët në Evropë.

“Shaqiri për mua është një lojtar i shkëlqyeshëm, ai në Inter bëri atë që duhej të bënte. Për fat të keq Interi ishte në ndërtim e sipër dhe ai erdhi nga Bayerni. Por për mua po flasim për një nga mesfushorët më të mirë në Evropë”, tha ndër të tjerash Mancini.

Sfida midis Zvicrës dhe Italisë zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00 në “Olimpico” të Romës. /Demokracia.com

Të ngjashme