Sport
Manchester Unitedi u kthehet fitoreve, i afrohet zonës Champions
Demokracia
23:07 | 30 Dhjetor 2021

Share:

Manchester Unitedi ka marrë një fitore më të lehtë sesa është pritur sonte ndaj Burnleyt në kuadër të javës së 20-të në Premierligën angleze, transmeton Demokracia.com.

“Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultat 3:1 me golat e shënuar nga McTominay, Mee (autogol) dhe Ronaldo, ndërsa për mysafirët realizoi Lennon.

Pas kësaj fitoreje Unitedi ka 31 pikë, katër me pak sesa Arsenal që është në pozitën e 4-të në tabelë por që Unitedi ka një ndeshje më pak dhe tashmë ka shtuar gjasat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Demokracia.com

Të ngjashme