Sport
Manchester Unitedi me paga marramendëse në Premierligë, pasojnë Liverpool e Manchester City
Demokracia
15:09 | 02 Mars 2023

Share:

Potenciali ekonomik i Premier League është i padiskutueshëm. Këtë e demonstrojnë klubet e tyre në tregjet e transferimeve, ku ata paguajnë miliona për të nënshkruar me lojtarë të ndryshëm. Edhe në kontratat astronomike me të cilat ‘lidhin’ këta futbollistë.

“The Times” ka publikuar të dhënat ekonomike të skuadrave kryesore në garë, për sa i përket  pagave. Dhe ka një që del mbi të tjerët. Askush nuk i paguan lojtarët më shumë se Manchester United.

Sipas këtyre informacioneve, ‘Djajtë e Kuq’ do të kishin ndarë rreth 432.5 milionë euro paga sezonin e kaluar dhe do të kryesonin këtë klasifikim. Nga pas do të shfaqej Liverpooli, i cili shpërndau 412.1 milionë, ndërsa Manchester City do të mbyllte podiumin, duke zënë vendin e tretë në këtë renditje të veçantë me një shpenzim prej 398.7 milionë euro.

Tottenham nga ana e tij ndau 235.3 milionë, ndërsa Arsenali, lideri aktual i kompeticionit, shpenzoi  232. Sa i përket Chelseas, të dhënat që ata përmendin janë 374.9,  megjithëse sqarojnë se i referohen viteve 20-21, pasi ato të 21-22 nuk dihen ende.

Për sa i përket rritjes së fuqisë ekonomike, bie në sy Liverpooli, i cili është rritur, për sa i përket pagave, me 75% krahasuar me vitin 2017, duke kaluar nga 234.2 milionë që i kushtoi futbollistëve atë sezon në 412.1 që shpenzoi në vitet 21-22.

Të ngjashme