Sport
Manchester United zyrtarizon transferimin e parë
Demokracia
15:59 | 05 Korrik 2022

Share:

Tashmë është zyrtare dhe drejtuesit e Manchester United i kanë bërë dhuratën e parë teknikut Ten Hag.

22-vjeçari, Tyrell Malacia është konfirmuar nga vet klubi në një postim në rrjetet sociale.

Mbrojtësi i krahut të majtë është blerë nga Feyenord për 17 milionë euro duke llogaritur edhe bonueset.

Malacia është aktivizuar në 199 ndeshje me klubin holandez dhe ka shënuar 7 gola e ka dhuruar 12 asistime.

Të ngjashme