Manchester Unitedi e ka mbyllur pjesën e parë me plot katër gola epërsi (4:0) ndaj Southamptonit në sfidën që po zhvillohet sonte në kuadër të javës së 22-të në Premireligë, shkruan Demokracia.com.
Wan-Bissaka e hapi serinë e golave të Unitedit kur shënoi në minutën e 18-të për të vazhduar më pas me Rashford, Bednaker (autogol) e Cavani.
Tashmë fituesi po dihet dhe gjithçka që ka mbetur për pjesën e dytë është vetëm dilema e rezultatit se si do të jetë ai.
Të kujtojmë se mysafirët janë duke luajtur me një lojtar më pak pasi Jankewitz u përjashtua me karton të kuq që në minutën e dytë. /Demokracia.com