Sport
Manchester United shkatërron Southamptonin i shkakton humbje turpëruese
Demokracia
23:11 | 02 Shkurt 2021

Share:

Manchester Unitedi i ka shkaktuar një humbje të thellë dhe turpëruese  Southamptonit duke e mposhtur me rezultat 9:0, shkruan Demokracia.com.

Për ta bërë këtë humbje edhe më të rëndë u kujdes edhe gjyqtari që ndau dy kartonë të kuq për Southamptonin.

Wan-Bissaka e hapi serinë e golave të Unitedit kur shënoi në minutën e 18-të për të vazhduar më pas me: Rashford, Bednaker (autogol), Cavani, Martial (dy gola), McTominay, Frenandes e James.

Pas kësaj fitoreje “Djajtë e kuq” janë në vendin e dytë me 44 pikë aq sa ka edhe Manchester City në vendin e parë por “qytetarët” kanë dy ndeshje më pak.

Në anën tjetër Southampton është në vendin e 12-të më 29 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme