Sport
Manchester United së shpejti do të konfirmojë shitjen e 25 për qind të aksioneve te Sir Jim Ratcliffe
Demokracia
17:21 | 24 Dhjetor 2023

Share:

Shitja e 25 për qind të aksioneve të “Djajve të Kuq” te biznesmeni miliarder do të konfirmohet sot (e diel) pas më shumë se një viti pasigurie për të ardhmen e klubit, shkruan Sky News.

Sir Jim Ratcliffe dhe Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani i Katarit kanë bërë të dy ofertat e dyta, të përmirësuara për Manchester United.

Klubi i futbollit Manchester United do të konfirmojë të dielën shitjen e 25 për qind të aksioneve te manjati miliarder Sir Jim Ratcliffe.

Sky News ka mësuar se më vonë do të bëhet një njoftim i cili do t’i japë fund bisedimeve 13 mujore për një blerje të mundshme të klubit nga “Old Trafford”.

Ratcliffe do të injektojë 300 milionë dollarë në klub për investime në infrastrukturë, duke i çuar shpenzimin e tij të menjëhershëm në afërsisht 1.5 miliardë dollarë (1.2 miliardë funte).

Sir Jim do të emërojë dy përfaqësues për t’iu bashkuar bordit të Man United.

Të ngjashme