Klubi anglez, Manchester Unitedi ka publikuar tashmë fanellat e para apo ato që njihen si fanellat për ndeshjet si vendas, të cilat do t’i mbajë veshur në sezonin e ri 2022/23.
“Djajtë e Kuq” janë të fundit nga ‘gjashtëshja e madhe’ angleze që ka publikuar fanellat për sezonin e ri.
Klubi nga Old Trafford e ka bërë këtë gjatë ditës së sotme (e premte), duke prezantuar fanellën e shtëpisë, e cila është e prodhuar nga kompania Adidas.
Fanella e re është një ndryshim mjaft i guximshëm, me Unitedin që ka zgjedhur një qasje më retro këtë sezon, ndoshta në një përpjekje për të manifestuar formën e tyre të mëparshme.
Në disa pamje shihet edhe ylli i skaudrës Cristiano Ronaldo, e ardhmja e të cilin raportohet se është larg “Teatrit të Ëndrrave”./Demokracia.com/
Stand tall. Stand proud. Stand out.
And that’s just the collar ?#MUFC || @adidasFootball
— Manchester United (@ManUtd) July 8, 2022