Sport
Manchester United pranon ofertën e West Ham, Maguire do të largohet nga Old Traford
Demokracia
13:35 | 09 Gusht 2023

Share:

Manchester United ka pranuar shitjen e qendërmbrojtësit Harry Maguire.

Pas katër viteve qëndrim në Old Traford, qendërmbrojtësi anglez do të largohet në drejtim të Londrës.

Maguire karrierën do ta vazhdoj te West Ham United pasi marrëveshja mes dy klubeve tanimë është arritur.
The Sun ka raportuar se West Ham ka ofruar 30 milionë funte (35 milionë euro), shumë që ka kënaqur drejtuesit e Djajve të Kuq dhe e kanë pranuar ofertën.

Palët tanimë kanë gjetur marrëveshjen dhe zyrtarizimi i Maguires te West Ham është çështje ditësh.

Përpos 30-vjeçarit, skuadra londineze është në negociata me Djajtë e Kuq edhe për transferimin e mesfushorit skocez Scott McTominay.

Gjithsesi për United është një lajm i mirë largimi i Maguire, i cili vitet e fundit nuk ishte në formën më të mirë dhe ka bërë shumë gabime. /Telegrafi/

Të ngjashme