Sport
Manchester United po bëhet me trajner të ri, arrihet marrëveshja me Erik ten Had
Demokracia
22:03 | 12 Prill 2022

Share:

Manchester United ka arritur një marrëveshje në parim me Erik ten Hag për t’u bërë trajneri i tyre i ardhshëm, raporton The Athletic.

Besohet se bëhet fjalë për një marrëveshje verbale. Ai pritet të bashkohet me një kontratë deri në katër vjet.

Mediumi në fjalë e kupton se stafi i tij stërvitor gjithashtu do të finalizohet në kohën e duhur.

United dëshiron të jetë i respektueshëm si për Ajaxin ashtu edhe për Ten Hag pasi ata kanë një finale të Kupës për të luajtur dhe ende po kërkojnë të jenë kampion të Eredivisie.

Ten Hag do të zëvendësojë Ralf Rangnick, i cili e ka bërë punën në mënyrë të përkohshme që kur ish-trajneri Ole Gunnar Solskjaer u shkarkua nga klubi i Premierligës në nëntor.

Të ngjashme