Sport
Manchester United në zi, vdes ish-trajneri i njohur i klubit
Demokracia
16:15 | 07 Mars 2022

Share:

Ish-trajneri i Manchester United, Frank O’Farrell, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, njofton TheSun, përcjell Demokracia.com.

Irlandezi ishte në krye të “Old Trafford” në vitet 1970, duke zëvendësuar legjendarin Sir Matt Busby.

O’Farrell filloi karrierën e tij duke luajtur për klubin e tij lokal në Cork përpara se të transferohej në futbollin anglez me West Ham, pastaj Preston North End.

Ai më vonë menaxhoi Weymouth, Torquay dhe Leicester City – duke i udhëhequr Foxes në finalen e FA Cup të vitit 1969 – përpara se të merrte rolin e tij të menaxherit në Man United.

Aventura e tij te Manchester United zgjati 18 muaj, ndërsa u zëvendësua nga Tommy Doherty./Demokracia.com/

Të ngjashme