Sport
Manchester City mohon se i ka bërë ofertë Lionel Messit
Demokracia
15:07 | 19 Shkurt 2021

Share:

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të mbetet në dyshim, transmeton Demokracia.com.

Kontrata e yllit argjentinas me Barcelonën do të përfundojë në fund të sezonit dhe shumë spekulime kanë dalë se në mesin e disa skuadrave është edhe Manchester City që e fton Messin në ekip.

Kjo totalisht është mohuar nga ana e drejtuesve të skuadërs angleze.

Ylli argjentinas është i lirë të shkojë edhe tek ekipe të cilat janë jashtë ligës spanjolle.

Dy opsionet të cilat janë në  diskutim për Messin janë ekipi i Paris Saint Germani dhe Manchester City.

Messi në deklaratat e tij për “Goal.com” u shpreh se do të qëndronte në ekipin e Barcelonës dhe do ta respektonte kontratën e tij.

Mirëpo kjo çështje mbetet të shihet në fund të këtij edicioni. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024