Sport
Manchester United ia “tregon dhëmbët” Liverpoolit në miqësore
Demokracia
16:58 | 12 Korrik 2022

Share:

Manchester United ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen miqësore kundër rivalit të përbetuar anglez, Liverpoolit.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 4:0 ndaj të besuarve të trajnerit Jurgen Klopp në takimin kontrollues të zhvilluar në Rajamangala Stadium në Bangkok, shkruan Demokracia.com.

Baraspeshën e theu Jadon Sancho në minutën e 12-të të takimit, për ta dyfishuar më pas Fred me një supergol në minutën e 30-të.

Epilogun e pjesës së parë 3:0 e vulosi Martial me gol në minutën e 33-të.

Golin e katërt dhe të fundit për skuadrën që tanimë po drejtohet nga holandezi, Erik ten Hag e ka regjistruar Pellistri në mintuën e 76-të.

Edhe Liverpooli tregoi nga ndeshja duke regjistruar katër goditje në portë dhe 12 tentime teksa dominuan edhe në posedim të topit, por kjo ishte e pamjaftueshme./Demokracia.com/

Të ngjashme