Sport
Manchester United ende të interesuar për Trippier
Demokracia
17:50 | 15 Janar 2021

Share:

Reprezentuesi i Kombëtares së Anglisë Kieran Trippier është ende nën radarin e skuadrës së Manchester United, raporton Manchester Evening News.

Planet që të bëjnë një lëvizje për mbrojtësin e Atletico Madridit si duket janë pezulluar për momentin, pasi që ish lojtari i Tottenham shkeli rregullat e basteve, por si duket “Djajtë e Kuq” ende janë të interesuar për të, përcjell KosovaPress.

Trippier vlerësohet rreth 20 milionë euro, dhe këtë edicion ka arritur të bëjë 14 paraqitje në La Liga, duke regjistruar 5 asistime për Atletico Madridin.

Të ngjashme