Sport
Manchester Cityt iu mohua një penallti në shtesë, mbrojtësi i Leipzig në stilin e “hendbollistit”
Demokracia
09:22 | 23 Shkurt 2023

Share:

Manchester City u ndal me barazim 1:1 në ndeshjen e parë të 1/8 së fianles në Ligën e Kampionëve nga Leipzig.

Përkundër golit të epërsisë në minutën e 27-të nga Mahrez, avantazhi i kampionëve të Anglisë u “shkri” në minutën e 70-të kur shënoi mbrojtësi kroat, Gvardiol, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, në Angli raportohet se të besuarve të Pep Guardiolës iu mohua një penallti në minutën e dytë shtesë të takimit.

Në pamjet e bëra virale në rrjetet sociale, njëri nga mbrojtësit e ekipit gjerman preku topin më dy duart pas një goditje me kokë të Rodrit.

Edhe futbollistët e Manchester Cityt protestuan ashpër, megjithatë gjyqtari kryesor heshti.

Për ta parë momentin kliko KËTU./Demokracia.com/

Të ngjashme