Manchester City ka treguar edhe një herë se është një nga skuadrat më të mira në Evropë.
“Qytetarët” sot kanë shënuar fitore të madhe në kuadër të javës së 18-të në Premierligë kundër Newcastle Unitedit, shkruan Demokracia.com.
Ndaj Newcastle Unitedit, Manchester City regjistroi fitoren e 34-të këtë vit kalendarik në 42 përballje të cilat i zhvilluan.
City është skuadra e parë angleze që arrin këtë shifër brenda një viti kalendarik në Premierligë.
Manchester City e ka edhe një ndeshje në Premierligë deri në fund të vitit 2021. /Demokracia.com/