Sport
Manchester City spektakolar, shuhen shpresat e Liverpoolit për titull
Demokracia
19:26 | 07 Shkurt 2021

Share:

Manchester City ka marrë një fitore spektakolare ndaj Liverpoolit me rezultat 1:4, humbje në të cilën gjithsesi ndikuan edhe gafat e portierit Alisson që bëri dy gabime të pafalshme, transmeton Demokracia.com.

Përballja Liverpool – City ishte vendimtare për “The Reds”, nëse do të mbetet në garë për titull apo jo, por ja ata nuk treguan pothuaj asgjë përballë “qytetarëve”, të cilët duhet pranuar që me meritë fituan.

Gundogan shënoi dy herë e Sterling dhe Foden nga një herë, karshi një goli të shënuar nga Salah për Liverpoolin.

Pas kësaj fitoreje Manchester City është në pozitën e parë me 50 pikë, 10 më shumë sesa Liverpool që është në pozitën e 4-të. /Demokracia.com

Të ngjashme