Sport
Manchester City skuadra me shpenzimet dhe humbjet më të mëdha në 10 edicionet e fundit
Demokracia
15:26 | 08 Shkurt 2021

Share:

Skuadra angleze, Manchester City, renditet si skuadra e parë me shpenzimet më të mëdha në 10 edicionet e fundit të merkatove.

Faqja e statistikave “CIES”, ka bërë një renditje deri në 10 skuadra në 5 kampionatet më të mira në Europë për shpenzimet dhe humbjet në këto 10 merkatot e fundit.

E para është skuadra e Pep Guardiolës që ka një minus deri në 631 milionë euro dhe ka shpenzuar 1 miliardë euro, e dyta është Manchester Unitedi me një pasivitet në financë prej -586 milionë euro podiumin e mbyll Barcelona me një minus prej 471 milionë euro.

Interi është e para nga italianet e cila renditet e pesta me -386 milionë euro duke shpenzuar 664 milionë euro dhe më pas vjen Milani në vendin e 8 me minus 311 milionë euro e cila ka shpenzuar 577 milionë euro.

Këtë klasifikim e përfundon Arsenali me minus 299 milionë euro. /Demokracia.com

 

Të ngjashme