Janë luajtur ditën e sotme gjashtë sfida në Premier Ligës, të cilët nuk kanë prodhuar shumë gola. Manchester Unitedi ngeci në barazim pa gola ndaj Watford, transmeton Demokracia.com.
“Djajtë e Kuq” nuk arrin të kenë vazhdimësi në kampionat dhe humbin mundësinë që të afrohen me vendin e tretë që mbahet nga Chelsea.
Në anën tjetër Manchester City ka fituar minimalisht 0:1 në fushën e Evertonit. Një sfidë mjaft e luftuar nga të dy skuadrat, ku golin e vetëm të sfidës e shënoi sulmuesi Foden në minutën e 82.
Me këtë fitore ekipi i Guardiolës mbetet në vendin e parë me 66 pikë të grumbulluara deri më tani. /Demokracia.com