Sport
Manchester City – Liverpool, pjesë e parë e zjarrtë në “Etihad”, ky është rezultati
Demokracia
18:18 | 10 Prill 2022

Share:

Është mbyllur fraksioni i parë i lojës në derbin e javës në Premierligë mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Pjesa e parë në “Etihad Stadium” është mbyllur me rezultat 2:1 në favor të “Qytetarëvve”, shkruan Demokracia.com.

Shifrat mbetën të pandryshuara vetëm deri në minutën e pestë kur Kevin de Bruyne realizoi për 1:0.

Tetë minuta më vonë, festën në gjysmë ua ndali Diogo Jota që barazoi shifrat.

Në minutën e 37-të në skenë doli Gabriel Jesus që shfrytëzoi një asistim perfekt nga Cancelo dhe riktheu Cityn në epërsi.

Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për xhiron e 32-të kampionale, ndërsa fitorja është “jetike” për dy ekipet. /Demokracia.com/

Të ngjashme