Është vetëm 18- vjeçar por tashmë shumë klube të mëdha europiane e duan, transmeton Demokracia.com.
Fjala është për talentin portugez Nuno Mendes që tashmë ka fituar edhe një vend titular në kombëtaren e Cristiano Ronaldos.
Mbrojtësi 18-vjeçar ka luajtur titullar në ndeshjet e fundit në krah, duke u paraqitur mjaft mirë. Djaloshi ka rënë në sy edhe me Sportingun e Lisbonës, ku po shkëlqen këtë sezon.
Për djaloshin e artë siç e quajn në Portugali po interesohet Manchester City, që sipas mediave në Angli është gati të paguajë edhe klauzolën e Nuno Mendes që është 70 milionë euro.
Mendes shihet si një nga talentet më të mëdhenj dhe City kërkon të investojë tek ai, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në merkaton e verës, ku djaloshi Nuno Mendes do të jetë edhe i impenjuar në Europian me Portugalinë. /Demokracia.com