Sport
Manchester City fiton pa problem, PSG-ja ndalet me barazim në fund të ndeshjes
Demokracia
22:56 | 03 Nëntor 2021

Share:

Manchester City ka arkëtuar pikët e plota në duelin e Grupit A në Ligën e Kampionëve.

“Qytetarët” triumfuan thellë 4-1 kundër Club Brugges në stadiumin “Etihad”, shkruan Demokracia.com.

Phil Foden (15’), Mahrez (54’), Sterling (72’) dhe Jesus (90+2) ishin ata që kontribuuan me gola për Cityn, derisa golin për belgët e realizoi një tjetër lojtar i Man Cityt, Stones në portën e tij.

Paris Saint-Germaini nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Leipzigu në Gjermani.

Dygolat e Wijnaldumit nuk i mjaftuar PSG-së të triumfojë. Leipzigu golin e barazimit e shënoi në minutën e 92-të nga penalltia me realizator Szoboszlain, kurse golin e parë e shënoi Nkunku

Manchester City është lider i Grupit A me nëntë pikë, Paris Saint-Germaini ka një pikë më pak në pozitën e dytë. /Demokracia.com

Të ngjashme