Sport
Manchester City fiton më lehtë sesa ishte parashikuar ndaj Leicesteri
Demokracia
20:25 | 15 Prill 2023

Share:

Manchester City ka shënuar fitoren e radhës duke e mposhtur në shtëpi 3:1 Leicesterin në kuadër të javës së 31-të në Premierligë.

John Stones kaloi vendasit në epërsi me një gol të bukur në minutën e pestë të ndeshjes. Erling Haaland e dyfishoi epërsinë në minutën e 13-të kur realizoi nga penalltia.

Në të 25-tën ishte sërish Haaland që realizoi golin e dytë personal sonte dhe të tretin për Cityn. Krejt çfarë bëri Leicester ishte goli i nderit i realizuar në minutën e 75-të nga Iheanacho.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 70 pikëve në pozitën e dytë, tri më pak se Arsenali. Në anën tjetër, Leicester mbetet i parafundit me 25 pikë gjithsej. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024