Sport
Manchester City edicionin e kaluar humbi plot 175 milionë dollarë
Demokracia
11:02 | 07 Prill 2021

Share:

Pandemia COVID-19 ka goditur të gjithë globin, e në këtë aspekt financiarisht ka goditur edhe klubet e mëdha Europiane. Ato njihen për shpenzimet marramendëse por edhe fitime e mëdha që bëjnë, ndërsa këtë vit shpenzimet ishin pothuaj të njëjta derisa fitimet shumë të vogla.

Skuadra e Premierligës angleze, Manchester City, ka humbur 175 milionë dollarë sezonin e kaluar për shkak të shpërthimit të virusit Corona, transmeton Demokracia.com.

Lajmin e ja dhënë vet klubi anglez që sivjet është shumë afër ta fitojë kampionatin.

“Të ardhurat e klubit ranë 11 për qind në 660 milionë dollarë. Humbjet ishin për shkak të një rënie në numrin e lojërave, të te ardhurave nga të drejtat TV, si dhe kthimi e biletave sezonale”, thuhet në njoftimin e klubit.

City llogaritet si skuadra me humbjet më të mëdha, derisa pas saj vjen Arsenali që raportoi se ka humbur 65 milionë funta. /Demokracia.com

Të ngjashme