Janë mbyllur dy ndeshjet hapëse të ditës së sotme në Premilerigën angleze.
Manchester City ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Newcastle Unitedi.
“Qytetarët” triumfuan 0-4 në “St.James Park” ndaj Newcastles, të cilës ia realizuan nga dy gola në secilën pjesë.
Dias (5’) e Cancelo (27’) e nisën serinë e golave, ndërsa në pjesën e dytë e përmbyllën Mahrez (63’) e Sterling (86’).
Me këtë fitore, Manchester City mbetet lider i tabelës me 44 pikë, katër më shumë se Liverpooli që luan sot ndaj Tottenhamit.
Newcastle United është e parafundit me vetëm dhjetë pikë.
Chelsea në takimin tjetër e ka regjistruar edhe barazimin e dytë rresht në Premierligë.
“Blutë” u ndalën edhe nga Wolvesi në një barazim pa gola 0-0.
Përkundër dominimit, të besuarit e Thomas Tuchel nuk e morën atë që deshën, ndërsa në fund u pajtuan me një pikë e cila nuk është se i konvenoi skuadrës londineze.
Me këtë pikë, Chelsea vazhdon rënien me 38 pikë në vendin e tretë, gjashtë pikë më pak se City lider.
Ndërkaq, Wolves ka 25 pikë në pozitën e tetë. /Demokracia.com/