Premierliga angleze vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes me super-ndeshjet që po i sjellë, shkruan Demokracia.com.
Sonte në program janë pesë ndeshje, ndërsa vëmendja do të jetë te dy sosh. Nga ora 19:00 lideri i tabelës, Manchester City do të jetë mysafir i Burnleyt, dhe djemtë e Pep Guardiolas duan vetëm fitore për ta mbajtur kreun e tabelës.
Dy orë më vonë, saktësisht nga ora 21:15, kampioni aktual Liverpooli në “Anfield”, do të luftojë për fitoren e re ku do të ndeshet me Brightonin.
Jurgen Klopp nuk guxon të lëshojë pikë, ndryshe mund t’i kushton shtrenjtë në fund të sezonit. Liverpool aktualisht është në pozitën e tretë me 40 pikë, katër me pak sesa City.
Më poshtë gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të sotme. /Demokracia.com