Sport
Manchester City dërgon fizioterapeutin e saj te Norvegjia për t’u kujdesur për formën e Haaland
Demokracia
18:14 | 20 Shtator 2022

Share:

Siç raportohet nga ‘Daily Mail’, Pep Guardiola ka vendosur të dërgojë një fizioterapist të Cityt në Norvegji për të kontrolluar, nëse Erling Haaland ruan formën e tij të shkëlqyer aktuale.

Pra Mario Pafundi, pjesë në familjen e Manchester City që nga viti 2016, mori një avion dhe fluturoi në Olso për të ndjekur nga afër stërvitjen e sulmuesit Erling Haaland.

Fizioterapisti nga Pietragalla është kujdesur personalisht për Haaland që në ditën e tij të parë nën urdhrat e Guardiolës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe gjatë këtij grumbullimi të kombëtares së Norvegjisë.

Një lëvizje, kjo e Manchester Cityt, e bërë tashmë në të kaluarën edhe me Kevin De Bruyne dhe Sergio Agueron.

Ndërkohë, pozicionin e italianit te kombëtarja e Norvegjisë, e sqaron trajnerin Stale Solbakken në konferencën për shtyp, i cili u shpreh se fizioterapisti nuk ishte vetëm në shërbim të Erling.

“Meqenëse ne zgjedhim 26-27 lojtarë çdo here në çdo grumbullim, dy fizioterapistët tanë mund të mos mjaftojnë. Haaland na tha se ka një fizioterapist të shkëlqyer në Manchester City, duke sugjeruar që ta sjellim këtu”.

“Padyshim, që nuk është rastësi që fizioterapisti ynë i tretë vjen nga Manchester City dhe që Erling është pjesë e këtij ekipi, por Pafundi, njeriu i Haalandit jo vetëm që punon me të, por ai do të kujdeset edhe për lojtarët e tjerë të thirrur në kombëtaren e Norvegjisë”.

Të ngjashme