Sport
Manchester City bie herët nga Carabao Cup, Southamptoni e eliminon me super-gola
Demokracia
22:53 | 11 Janar 2023

Share:

Manchester City është eliminuar nga Carabao Cup në çerekfinale nga Southamptoni.

“Qytetarët” pësuan 2:0 nga Southamptoni në stadiumin “St.Mary”, shkruan Demokracia.com.

Dy supergolat e Maras në minutën e 23-të dhe Djenepos pesë minuta më vonë e vulosën fitoren e madhe të Southamptonit.

Manchester City u paraqit nga minuta e parë me futbollistë që nuk kanë pasur shumë minutazhë në Premierligë.

Ndonëse Guardiola reagoi në pjesën e dytë, duke inkuadruar lojtarët kyç, vendasit arritën ta mbrojnë rezultatin dhe të kalojnë tutje./Demokracia.com/

Të ngjashme