Liga e Kampionëve rikthehet sonte në program me ndeshjet e para të fazës çerekfinale.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes është ajo që zhvillohet në stadiumin “Etihad”.
Manchester City është nikoqir i Atletico Madridit, shkruan Demokracia.com.
“Qytetarët” në “letër” janë favorit përball skuadrës nga kryeqendra spanjolle, sidoqoftë këta të fundit njihen si një skuadër që shkaktojnë befasira në evenimentin e ligës më prestigjioze evropiane për klube.
Ndeshja ndërmjet Manchester Cityt dhe Atletico Madridit nis nga ora 21:00.
Formacionet zyrtare:
Manchester City: Ederson, Stones, Ake, Sterling, Gundogan, Laporte, Rodri, De Bruyne, Silva, Mahrez, Cancelo.
Atletico Madrid: Oblak, Kondogbia, Koke, Joao Felix, Griezmann, Lodi, Llorente, Saviq, Felipe, Reinildo, Vrsaljke./Demokracia.com/