Intervista
Manastiri i Deçanit, historiani Muhadri: Me kompromise nuk prosperohet ardhmëria e vendit
Demokracia
15:44 | 20 Mars 2024

Share:

Në mbledhjen e Qeverisë më 15 mars, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

Historianët e Kosovës një gjë të tillë po e konsiderojnë si jo të drejtë, pasi nuk përkon me realitetin dhe të dhënat historike dhe se me këtë po cenohet identiteti historik dhe kulturor i Kosovës.

Bedri Muhadri nga Instituti i Historisë, thotë për KosovaPress se ky vendim cenon identitetin historik dhe kulturor të Kosovës. Sipas tij, arsyeja që ka ardhur në këto vendime bazohet në faktin që në vitin 2021 organizata “Europa Nostra” e ka cilësuar Manastirin e Deçanit si “të rrezikuar.” Sipas tij, vendimi nuk është dashur të zbatohet si kompromis, pasi kompromiset po derivojnë me kompromise të ardhshme.

Për Manastirin e Deçanit, historiani Muhadri ka theksuar se është ndër më të rëndësishmit të trashëgimisë kulturore mesjetare dhe ballkanike. Ndryshe, Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë sot ka konfirmuar se Manastiri i Deçanit ka regjistruar në emër të tij 24 hektarë tokë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, pasi kryeministri Albin Kurti më herët gjatë këtij muaji urdhëroi të bëhej një gjë të tillë. Kurti kishte deklaruar se Qeveria e Kosovës ka qenë para dy opsioneve, të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të mundësohet ecja tutje me qëllim të anëtarësimit në Këshillin e Evropës këtë vit ose heqja e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit.

Të ngjashme