Lajme
Manastiri i Deçanit ankohet për moszbatimin e vendimit të Kushtetueses, i reagon edhe Google Maps-it
Demokracia
22:25 | 30 Maj 2022

Share:

Manastiri i Deçanit ka theksuar sot se institucionet e Kosovës nuk po e respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vazhdojnë me paligjshmërinë.

“Kanë kaluar gjashtë vjet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për konfirmimin e pronës së Manastirit të Deçanit. Në nëntor të vitit 2020 është nënshkruar marrëveshja për bypass-in e rrugës drejt Malit të Zi jashtë zonës së mbrojtur të veçantë të manastirit. Asnjëri institucion i Kosovës nuk e respektojnë dhe vazhdojnë me paligjshmërinë juridike”, ka theksuar Manastiri i Deçanit në llogarinë e tij në Twitter, shkruan Demokracia.com.

“Ky qëndrim tregon më së miri mosgatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të respektuar normat e veta ligjore, gjë që vazhdon të terrorizojë Manastirin e Deçanit, i cili është sulmuar katër herë që nga përfundimi i luftës. Gjatë gjithë kësaj kohe në qendër të qytetit nuk është vendousr asnjë shenjë që tregon rrugën drejt Manastirit”, shkruan tutje në postim.

Ky Manastir ankohet edhe në Google Maps. “Tabela me emrin e Manastirit të Deçanit, një nga manastiret më të rëndësishme të Kishës Ortodokse Serbe dhe një nga katër monumentet e UNESCO-s në Kosovë është fshirë sërish në Google Maps. Ky është rasti i dytë këtë vit. Provokimet vazhdojnë!”, thuhet në fund të postimit.

Javën e kaluar ambasadorët e QUINT-it në Kosovë kanë kërkuar të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për dhënien e pronave këtij Manastiri. Megjithatë, ka hezitim nga institucionet në zbatimin e këtij vendimi, pasi që periudha kur këto prona i janë kaluar Manastirit të Deçanit ka ndodhur në kohën e Millosheviqit dhe se ato janë të qytetarëve të Deçanit. /Demokracia.com/

Të ngjashme